Ministri i Mbrojtjes i Rusisë, Sergey Shoigu, ka thënë se mobilizimi i pjesshëm do të përfshijë ata që kanë përvojë ushtarake.
Shoigu, në një intervistë tha se për t’u mobilizuar do të thirren rreth 300 mijë njerëz.
Presidenti rus, Vladimir Putin, bëri të ditur se ka nënshkruar një dekret për mobilizim të pjesshëm ushtarak në Rusi.
Njoftimi vjen në kohën kur pushtimi i Ukrainës, me urdhër të tij, është në muajin e shtatë.