Pos mobilizimit të rezervistëve, çka tha tjetër Putini?

Evropë

Pos mobilizimit të rezervistëve, çka tha tjetër Putini?

Më: 21 shtator 2022 Në ora: 09:43
Vladimir Putin

Presidenti rus, Vladimir Putin shpalli një mobilizim të pjesshëm për fushatën ushtarake të vendit në Ukrainë.

Kjo do të thotë se do të mobilizohen rezervistët – njerëz që kanë shërbyer më parë në ushtri.

Më poshtë i gjeni pikat kyçe të fjalimit të tij:

Sot fillon mobilizimi i pjesshëm

Ai akuzoi Perëndimin për përfshirje në shantazh bërthamor kundër Rusisë

Putin tha se Rusia ka “shumë armë për t’iu përgjigjur” atyre që ai i quajti kërcënimet perëndimore dhe tha se ai nuk po bënte bllof

Ai tha se do të përdorte të gjitha mjetet që Rusia ka për të mbrojtur “popullin tonë” në Donbas

Ai urdhëroi një rritje të fondeve për të nxitur prodhimin e armëve në vend.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat