Ish-ministri i Jashtëm rus thotë se kërcënimet e Putinit për luftë bërthamore janë “fjalë boshe”

Evropë

Ish-ministri i Jashtëm rus thotë se kërcënimet e Putinit për luftë bërthamore janë “fjalë boshe”

Më: 21 shtator 2022 Në ora: 16:06
Foto ilustrim

Andrei Kozyev, ish-ministër i Jashtëm i Rusisë, ka deklaruar se kërcënimet e Vladimir Putinit për luftë bërthamore kundër Perëndimit janë thjeshtë “fjalë boshe”.

Në një postim në Twitter, ai i ka bërë thirrje vendeve perëndimore që të vazhdojnë të furnizojnë Ukrainën me armë dhe t’i vënë sanksione të reja Rusisë.

Por sipad Kozyrevit, presidenti rus ishte më shumë serioz për mobilizimin e pjesshëm të rezervistëve.

“Kërcënimet e tij janë thjesht boshe për rusët. Më serioze janë deklaratat për mobilizim të pjesshëm sesa lufta bërthamore, këtë e dëshmon më së miri largimi masiv i rusëve”, shtoi ish-politikani rus.

Ai i ka bërë thirrje zyrtarëve të lartë që të rrëzojnë nga pushteti Putinin, duke theksuar se “duhet të ketë një zgjim masiv”.

Kjo nuk është hera e parë që ish-ministri i Jashtëm rus, flet kundër luftës dhe kundër presidentit rus Vladimir Putin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat