​Macron: Vendimi i Putin-it është i gabuar

Evropë

​Macron: Vendimi i Putin-it është i gabuar

Më: 21 shtator 2022 Në ora: 18:10
Emmanuel Macron

Macron: Vendimi i Putin-it është i gabuar.

Presidenti francez Emmanuel Macron vlerësoi sot se planet e Vladimir Putin për të shpallur mobilizim të pjesshëm ushtarak për shkak të luftës në Ukrainë janë një "gabim" që do ta izolojë më tej Rusinë.

“Vendimi i tij është një lajm i keq për rusët, veçanërisht për të rinjtë, dhe do të rrisë izolimin e Rusisë”, tha Macron në Nju Jork, ku po merr pjesë në takimet si pjesë e seancës së rregullt të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Fuqitë bërthamore tani duhet të veprojnë me përgjegjësi, tha Macron në lidhje me njoftimin e Putin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat