Komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura të Ukrainës, tha se mobilizimi i pjesshëm i Rusisë nuk do ta trembë Ukrainën.
Valery Zaluzhnyi, në një postim në Facebook, tha se ushtria ukrainase kishte "frenuar agresionin e armatosur të Federatës Ruse për 8 vjet e 7 muaj", duke iu referuar periudhës që nga pranvera e vitit 2014, kur milicia pro-ruse u shfaq në Ukrainën lindore.
“Ofensiva e plotë e armikut nuk na trembi. Për më tepër, ne u bashkuam dhe i dolëm kundër armikut me dinjitet. Njoftimi i mobilizimit në Rusi e vërteton këtë.
Asnjë deklaratë e udhëheqjes ushtarake dhe politike të vendit agresor nuk do të ndikojë në gatishmërinë tonë për të luftuar për liri. Ne do të shkatërrojmë këdo që vjen në vendin tonë me armë - qoftë vullnetarisht apo i mobilizuar," tha ai.