​Kuleba: Rusia nuk është e interesuar për bisedimet e paqes

Evropë

​Kuleba: Rusia nuk është e interesuar për bisedimet e paqes

Më: 22 shtator 2022 Në ora: 22:12
Dmytro Kuleba

Rusia nuk ka interes të zhvillojë bisedime për paqen me Kievin për t’i dhënë fund luftës së nisur në shkurt, njoftoi sot ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, në Nju Jork.

“Udhëheqja ruse po kërkon vetëm një zgjidhje ushtarake”, tha Kuleba. Ai gjithashtu akuzoi diplomatët rusë për një “nivel të jashtëzakonshëm gënjeshtrash”.

Kuleba shtoi se vendimi i presidentit rus Vladimir Putin për të mobilizuar pjesërisht trupat rezervë të forcave të armatosura është një “pranim i humbjes”.

“Putini shpalli një mobilizim, por ajo që ai me të vërtetë shpalli para gjithë botës ishte humbja e tij. Ju mund të thërrisni në detyrë 300 000 ose 500 000 ushtarë, por nuk do ta fitoni kurrë këtë luftë”, tha Kuleba.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat