Megjithëse presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi një dekret për mobilizimin e pjesshëm në Rusi, udhëheqësi çeçen Ramzan Kadyrov tha se mobilizimi në Republikën Çeçene nuk do të realizohet.
Gjatë një paraqitje në televizionin publik çeçen, Ramzan Kadyrov shpjegoi se Çeçenia kishte rekrutuar tashmë një numër të madh ushtarësh për luftën në Ukrainë.
Bëhet fjalë për 20,000 ushtarë.
“Çeçenia e ka realizuar më parë planin për mobilizim. Ne e përpunuam këtë mekanizëm që në fillim, edhe para shpalljes së mobilizimit të pjesshëm. Përveç kësaj, republika ka një rezervë prej një mijë vullnetarësh, të cilët, nëse është e nevojshme, do të bashkohen në Ukrainë”, tha Kadyrov.
Gjegjësisht, pasi Putini shpalli mobilizimin e pjesshëm, rreth 50 gra u mblodhën në qytetin çeçen të Groznit dhe demonstruan kundër këtij vendimi.
Megjithëse policia arrestoi disa gra, Kadyrov tha se nuk kishte nevojë për protesta në Çeçeni.