Gjatë vizitës së sotme në qytetin italian të Asizit, vendlindja e Shën Françeskut të Asizit i cili ishte i dhënë pas natyrës, Papa Françesku bëri thirrje për "guxim" për të braktisur lëndët djegëse fosile dhe vlerësoi se brezat e vjetër nuk dinë të mbrojnë planetin dhe të sigurojë paqen.
Duke iu drejtuar të rinjve, Papa tha se të gjitha shpresat janë të vendosura në përpjekjet e tyre për të shpëtuar planetin dhe për ta drejtuar ekonominë botërore drejt të varfërve.
Gjatë vizitës së tij të shkurtër sot në Asizin, një qytet malor në Italinë qendrore, kreu i Kishës Katolike Romake foli me rreth 1000 të rinj.
“Ka shumë njerëz, biznese dhe institucione në rrugën e konvertimit ekologjik. Ne duhet të përparojmë në këtë rrugë dhe të bëjmë më shumë”, tha Papa Françesku.