Njeriu që paditi gazetarët për raportet që ai krijoi grupin famëkeq Wagner, ka pranuar se ai e ka krijuar, në fakt, grupin.
Yevgeny Prigozhin, i quajtur "kuzhinieri i Putinit" pas organizimit të banketeve për presidentin rus, postoi një deklaratë në rrjetet sociale të kompanisë së tij të hotelerisë Concord.
"Unë shkova rreth terreneve të stërvitjes ushtarake dhe u përpoqa të shpenzoja para për të punësuar një grup njerëzish që do të vinin në [Ukrainë] dhe do të mbronin rusët," tha ai.
“Shkova në një nga terrenet stërvitore dhe i bëra të gjitha vetë: i pastrova vetë armët e vjetra, i zgjidha vetë jelekët antiplumb dhe gjeta ekspertë që mund të më ndihmonin për këtë”.
Grupi Wagner u shfaq për herë të parë në Ukrainën lindore në vitin 2014, duke vepruar më vonë edhe në Siri, Libi, Republikën e Afrikës Qendrore, Sudan dhe Mozambik.
Mercenarët e saj janë akuzuar se kanë kryer shkelje të të drejtave të njeriut, duke përfshirë torturimin e banorëve vendas.
Ai u demaskua për herë të parë nga gazetarët tetë vjet më parë, por është hera e parë që e pranon vetë, raporton Sky News.