Një tërmet me fuqi pesë ballë sipas shkallës Rihter goditi sot qytetin e Ardahanit në verilindje të Turqisë.
Zyra Turke e Menaxhimit të Emergjencave (AFAD) tha se tërmeti u regjistrua në orën 17:08 me kohë lokale në zonën e rrethit Gole.
Tërmeti është regjistruar në një thellësi prej shtatë kilometrash.
Raportime fillestare nuk bëjnë të ditur për viktima dhe dëme materiale.