Në hije të luftës në Ukrainë në javën që shkoi u zhvilluar Asambleja e përgjithshme e OKB-së. Një ndër porositë kyçe ishte se Këshillit të Sigurimit i duhet reformë, ndërsa të drejtës së vetos kufizim. Kievi, Uashingtoni edhe Brukseli ishin direkt për përjashtimin e Rusisë nga KS i OKB-së, që konsiderohet fillim i fundit të Këshillit të Sigurimit shprehën analistët, shkruan “RTS” transmeton “Bota Sot”.
Anëtarësia sipas kreut të Këshillit të Evropës do duhet të suspendonte vendet si Rusia që kanë nis luftë të padrejtë. Ka pasur edhe luftëra që nga Lufta e Dytë botërore, ndërmjet 5 vendeve të përhershme anëtare nuk ka të pafajshëm u shpreh dikur ambasadori i Serbisë në OKBi Vladislav Jovanoviç.
"E drejta e vetos është e drejtë fituese dhe fituesit e krijuan vetë për të realizuar interesat e tyre dhe paqen ndërkombëtare, si ju konvenon atyre. Nëse njërës i hiqet kjo e drejtë, atëherë e gjithë arkitektura e ruajtjes së paqes dhe sigurisë përnjëherë dëmtohet, nëse nuk rrënohet tërësisht. Kjo nuk i konvenon askujt", tha Jovanoviç.
Në Nju Jork pati komente se është e mundshme që Moskës të i kontestohet trashëgimia nga Bashkimi Sovjetik në OKB.
"Duhet përkujtuar se themelues të OKB-së krahas Bashkimit Sovjetik ishin edhe Ukraina dhe Bjellorusia edhe pse asokohe ishin pjesë e BRSS si republika federale për shkak dëshirës së liderit të BRSS, Stalin që të ketë kontroll më madh në KS të OKB-së, më shumë vota, që ka nxit politikanët ukrainas të propozojnë që Ukraina të zë vendin e Rusisë në OKB sepse është ndër themeluesit dhe trashëgues i BRSS” ka thënë Mihajlo Vuçiq nga Instituti për politikë edhe ekonomi ndërkombëtare.
Megjithatë pas shkatërrimit të BRSS, Rusia ishte pranuar si trashëguese.
"Kjo nuk ishte pjesë e ndonjë marrëveshje mes Rusisë dhe vendeve tjera që dolën nga Bashkimi Sovjetik, por asokohe presidenti rus Jelcin njoftoi OKB dhe ata e pranuan si dije e asaj. Rusia u obligua të respektoj integritetin e sovranitetin e shteteve që dolën nga BRSS dhe Konventën e OKB-së. Shumë njohës të drejtës ndërkombëtare konstatojnë se kjo ka shkel atë dhe obligimet që dalin si kontinuitet në raport me BRSS, ndonëse për 30 vjet nga shkatërrimi Rusia u pranua si shteti me më së shumti kontakt me BRSS", tha Vuçiq.
A mund të anashkalohet veto, dy e tretat në KS të OKB-së?
Nga 193 shtete anëtare, asnjëherë asnjë nuk është përjashtuar, ndonëse Konventa e OKB-së parasheh përjashtimin. Rusia mund ta shijoj këtë, vetëm nëse nuk përdor vetën në përjashtimin e vetvetes. A është e mundshme që të arrihet dy të tretat e anëtarëve të KS , një rast i tillë ishte me fillimin e luftës në Kore në vitin 1951..
"Nëse kjo bëhet, kjo do jetë fillimi i fundit të punës së Këshillit të Sigurimit e pastaj edhe OKB-së. Do të dridhen bazat, sepse ishte nga gjërat e jashtëzakonshme të krijimit të rregullave. Kjo e jashtëzakonshme mund të kaloj, por mbetet rregulla, që shkatërron gjithë projektin e OKB-së, andaj nuk besoj s shumica pranon", tha Vladislav Jovanoviç.
Propozimet për reformë të OKB-së janë dëgjuar shpesh në dy dekadat e fundit, posaçërisht në kriza të mëdha apo kur një shtet ka konsideruar se nuk kanë rëndësinë që kishin kur janë formuar. Gjermania në vitin 2005 ishte afër vendit të përhershëm në KS. Kur ajo përpjekje u izolua, vendet e parashikuara për Japoninë, Brazilin edhe Indinë më nuk janë përmendur.