Protesta kundër mobilizimit në Rusi, policia ndërhyn brutalisht ndaj grave

Evropë

Protesta kundër mobilizimit në Rusi, policia ndërhyn brutalisht ndaj grave

Më: 29 shtator 2022 Në ora: 18:46
Foto nga vendi i ngjarjes

Rusia po vazhdon me mobilizim e pjesshëm të rezervistëve pas humbjeve të njëpasnjëshme në Ukrainë.

Po jo çdo gjë po shkon në rregull pasi që shumë rusë po refuzojnë thirrjen e presidentit Vladimir Putin.

Tashmë po publikohen pamje të shumta se si po keqtrajtohen qytetarët që po kundërshtojnë mobilizimin për të luftuar në Ukrainë.

Në qytetin e Tuvas u zhvillua një tubim kundër mobilizimit, e cila u shpërnda brutalisht prej forcave policore.

Autoritetet policore thanë se “mobilizimi i pjesshëm” po shkon mirë në vendlindjen e ministrit të Mbrojtjes, Sergei Shoigu, por që videot filmike tregojnë diçka ndryshe.

Ndryshe, Putin ka kërkuar që të mobilizohen 300 mijë pjesëtarë rezervë pas dështimit të pushtimit të Ukrainës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat