Ishin duke bërë seks në arë, gruaja ia ngul thikën biznesmenit

Evropë

Ishin duke bërë seks në arë, gruaja ia ngul thikën biznesmenit

Më: 1 tetor 2022 Në ora: 09:12
50-vjeçari kishte shkuar në pronën e partneres së tij për ta ndihmuar me punën bujqësore

Ishin duke bërë seks në arë, gruaja i ngul thikën burrit.

Një biznesmen identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur nga Sparta ka denoncuar partneren e tij se e ka sulmuar me thikë gjatë momentit kur çifti po kryenin marrëdhënie intime.

50-vjeçari kishte shkuar në pronën e partneres së tij për ta ndihmuar me punën bujqësore. Më pas çifti ka pasur një marrëdhënie intime me njëri-tjetrin dhe në këtë moment ka nisur dhe një sherr mes tyre i cili mund të kishte përfunduar me pasoja tragjike.

Sipas mediave greke gruaja e ka goditur me thikë poshtë zemrës. Në përpjekje për t’u mbrojtur ai kapi dorën e partnerës ku mbante thikën duke u dëmtuar në disa tendina që i shkaktuan dhe hemoragji.

Ai më pas i ka kërkuar ndihmë partnerës së tij dhe i është lutur asaj që ta dërgojë në spital. Ajo është bindur dhe e ka dërguar në spital ku mori dhe ndihmën e parë.

43-vjeçarja është arrestuar nga Polica për vrasje të mbetur në tentativë. Ajo ka thënë para uniformave Blu se nuk kishte qëllim ta vriste por sipas saj shërri agravoi dhe nuk e ka kontrolluar dot veten. Ndërkohë 50-vjeçari ka thënë se nuk kishin pasur konflikte të mëparshme dhe se sherri mes tyre nisi për diçka banale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat