Drejtori i termocentralit bërthamor në Zaporizhzhia arrestohet nga patrulla ruse

Evropë

Drejtori i termocentralit bërthamor në Zaporizhzhia arrestohet nga patrulla ruse

Nga: A.SH Më: 1 tetor 2022 Në ora: 09:11
Centrali bërthamor në Zaporizhja të Ukrainës.

Drejtori i termocentralit bërthamor në Zaporizhzhia "arrestohet nga patrulla ruse"

Drejtori i përgjithshëm i termocentralit bërthamor Zaporizhzhia është arrestuar nga një patrullë ruse, sipas Energoatom, agjencia shtetërore ukrainase përgjegjëse për centralin, përcjell Bota sot.

Zaporizhzhia është në Ukrainë, por është një nga rajonet e aneksuar së fundmi nga Rusia.

Energoatom tha se Ihor Murashov u ndalua gjatë rrugës së tij nga uzina (centrali më i madh bërthamor në Evropë) për në qytetin e Enerhodar rreth orës 16:00 me kohën lokale të premten.

“Ai u nxor nga makina dhe me sy të lidhur u çua në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat