Ukraina thotë se ka bërë përfitime në rajonin e Luhanskut, i cili më parë ishte tërësisht nën kontrollin rus, shkruan BBC përcjell "Bota sot".
"De-okupimi i rajonit të Luhansk tashmë ka filluar zyrtarisht," tha kreu rajonal Serhiy Haidai në Telegram.
BBC nuk i ka verifikuar në mënyrë të pavarur pretendimet.
Por nëse konfirmohet kjo do të nënkuptonte përparim të mëtejshëm për Ukrainën, e cila më herët tha se kishte avancuar në tre rajone të tjera të aneksuara ilegalisht nga Rusia.