Autoritetet ruse thanë se centrali bërthamor i Zaporizhzhia në jug të Ukrainës do të operojë nën mbikqyrjen e Moskës, raportoi BBC më herët gjatë ditës.
Ky njoftim u publikua pasi Kremlin shpalli aneksimin e këtij regjioni bashkë me tre tjerat gjatë para disa ditësh.
Por, drejtori ukrainas i centralit bërthamor, më të madhit në Evropë, u kidnapua për një kohë të shkurtë nga rusët, dhe mbikqyrësi nuklear i OKB-së thotë se ai nuk do të kthehet në punë.
Ndërsa, Petro Kotin, drejtor i rregullatorit shtetëror për energji bërthamore “Enerhoatom”, sot lajmëroi se do të rimarrin e drejtimin e centralit nga Kiev.
Përmes një video-mesazhi, ai ftoi personelin ukrainas të centralit mos të nënshkruajnë asnjë kontratë me ‘pushtuesit’ rusë, raporton BBC.
Mirëpo, mbetet e paqartë se si Kotin do të drejtorë centralin, meqenëse është i lokalizuar në pjesën e kontrolluar nga rusët në Zaporizhzhia.
Trupat ruse rrethuan centralin bërthamor në ditët e para të agresionit të tyre më 24 shkurt.