Recep Tajip Erdogan ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin Vladimir Putin pak orë pas pjesëmarrjes së tij në takimin e Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Pragë.
Sipas njoftimit të presidencës turke, Erdogan dhe Putin diskutuan për çështje që do të përmirësojnë marrëdhëniet Turqi-Rusi.
Ndërsa në rendin e ditës ishin edhe zhvillimet e fundit në luftën në Ukrainë.
Cumhurbaşkanı @RTErdogan, Rusya Devlet Başkanı Vladimir Putin ile bir telefon görüşmesi gerçekleştirdi.
— T.C. Cumhurbaşkanlığı (@tcbestepe) October 7, 2022
Görüşmede, Türkiye-Rusya ilişkilerini geliştirecek hususların yanı sıra Rusya-Ukrayna savaşındaki son gelişmeler ele alındı.
Pas telefonatës me Putin, Erdogan përsëriti se është i gatshëm të bëjë gjithçka që mundet për zgjidhjen paqësore të çështjes së Ukrainës për të mirën e të gjithëve.