“Dy simbole të Moskës kanë rënë”, Ukraina tallet me Rusinë: Çfarë e ka radhën më pas “ruski”?

Evropë

“Dy simbole të Moskës kanë rënë”, Ukraina tallet me Rusinë: Çfarë e ka radhën më pas “ruski”?

Më: 8 tetor 2022 Në ora: 11:35
Foto nga vendi i ngjarjes

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka reaguar pasi Ura e Krimesë u shpakërrua pjesërisht nga një shpërthim, rrethanat e të cilit nuk janë ende të qarta.

“Luftëanija me raketa e drejtuar Moskva dhe Ura e Kerçit, dy simbole famëkeqe të fuqisë ruse në Krimenë ukrainase, kanë rënë. Çfarë është më pas në radhë, ruski?”– shkruan ministria në një postim në Twitter.

Raportet e mëparshme thanë se trafiku në Urën e Krimesë u ndal plotësisht dhe u krijuan radhë të gjata në pompat e benzinës në gadishull. Ka gjithashtu raporte për mbipopullim të anijeve në Detin e Zi dhe Azov.

Të shtunën e datës 8 tetor, rreth orës 06:00, në Urën e Krimesë, që lidh Rusinë dhe Krimenë e pushtuar, është regjistruar një shpërthim dhe një zjarr. Një video e postuar në mediat sociale tregon një tren në urën hekurudhore të Kerçit duke u djegur, me urën rrugore ngjitur që duket se ka pësuar dëmtime.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat