Ukrainasit nuk i frikësohen mjeteve shpërthyese të rusëve, konvoji i mjeteve ushtarake të Kievit – lëvizin shumë pranë minave antitank

Evropë

Ukrainasit nuk i frikësohen mjeteve shpërthyese të rusëve, konvoji i mjeteve ushtarake të Kievit – lëvizin shumë pranë minave antitank

Më: 9 tetor 2022 Në ora: 13:33
Foto ilustrim

Konvoji i mjeteve të ushtrisë ukrainase duket se nuk i frikësohen fare minave kundër këmbësorisë, pasi janë parë duke lëvizur nëpër një rrugë që pjesërisht ishte e mbuluara me minat anti-tank që janë vendosur nga rusët.

Pamjet e publikuara nga ministria ukrainase e Mbrojtjes, shfaq konvojin e mjeteve ushtarake të Kievit – që me kujdes shmangin minat e vendosura në rrugë nga ushtarët e Putinit.

Ata kishin arritur t’i lëvizin në njërën korsi pa shkaktuar ndonjë shpërthim apo viktimë, megjithatë lëvizje e mjeteve ushtarake në këtë rrugë po shihet si veprim i rrezikshëm.

Pavarësisht se ata shihen duke lëvizur me kujdes, mjafton një lëvizje e vogël që ndonjëra nga mjetet ushtarak të hidhet në erë.

E kjo nuk është hera e parë që ukrainasit lëvizin nëpër terrene të minuara. Madje janë parë edhe duke i shpërthyer pa kurrfarë mjete mbrojtëse.

Videot që ishin bërë virale në rrjetet sociale, shfaqin ukrainasit që i shpërthenin ato me shkopinj e goma të veturave, të cilat i hidhnin mbi mina.

Lokacioni i saktë i videos që është filmuar nuk dihet akoma, por sipas ukrainasve gjendet në një prej rajoneve që po tentojnë ta çlirojnë nga pushtuesit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat