“Të paralajmëruam Zelensky”, lideri çeçen: Ik para se të goditesh, mos i kthe sytë nga Perëndimi

Evropë

“Të paralajmëruam Zelensky”, lideri çeçen: Ik para se të goditesh, mos i kthe sytë nga Perëndimi

Më: 10 tetor 2022 Në ora: 14:48
Ramazan Kadyrov, Zelensky

Kreu i Çeçenisë, Ramazan Kadyrov, ka thënë se tani është absolutisht i kënaqur me zhvillimin e të ashtuquajturit “operacionit special” në Ukrainë, raporton Tass.

Më herët Kadyrov kishte kritikuar komandën e lartë të Moskës për disfatat në fushën e betejës.

“Tani jam njëqind për qind i kënaqur me mënyrën se si po zhvillohet operacioni special ushtarak”, shkroi ai në kanalin e tij Telegram të hënën.

“Ne të paralajmëruam, Zelensky, se Rusia nuk ka filluar ende me të vërtetë. Mos u anko si llum. Më mirë ik, para se të goditesh. Ik. Ik, Zelensky, ik pa kthyer sytë nga Perëndimi”, shtoi Kadyrov.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat