Kuleba: Sulmet ruse janë krime lufte të planifikuara më përpara

Evropë

Kuleba: Sulmet ruse janë krime lufte të planifikuara më përpara

Më: 11 tetor 2022 Në ora: 13:12
Dimitry Kuleba

Ministri i Jashtëm i Ukrainës tha sot se bombardimet ruse të më shumë se 20 qyteteve ukrainase janë krime lufte të planifikuara shumë kohë më përpara.

Moska besohet se kishte planifikuar sulmin e djeshëm në ditët e para të tetorit.

“Objektivat kryesore të sulmeve ruse janë ato energjetike. Këto janë krime lufte të planifikuara paraprakisht dhe që synojnë civilët – strategji e e Rusisë prej muajsh”.

Pjesë të Lvivit në Ukrainën perëndimore kanë mbetur pa energji pasi disa sulme goditën infrastrukturën kryesore në qytet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat