Putin do të takohet me kreun e mbikëqyrësit bërthamor të OKB-së në Rusi

Evropë

Putin do të takohet me kreun e mbikëqyrësit bërthamor të OKB-së në Rusi

Më: 11 tetor 2022 Në ora: 14:54
Vladimir Putin

Presidenti rus Vladimir Putin do të takohet të martën në Shën Petersburg me kreun e Përgjithshëm të IAEA Rafael Grossi, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, shkruan CNN.

Të dy do të diskutojnë çështjet e sigurisë në “centralin bërthamor Zaporizhzhia”, sipas Peskov.

Javën e kaluar, Grossi kishte thënë se do të udhëtonte në Moskë për të diskutuar rreth sigurisë bërthamore dhe situatën në termocentralin bërthamor Zaporizhzhia, pasi u takua me presidentin ukrainas Volodymir Zelensky në Kiev.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat