Qeveria zvicerane po diskriminon burrat me rregullat e saj për përfitimet e pensioneve, ka gjetur Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ).
Vendimi do të kushtojë miliona në pagesa të mëhershme dhe do të detyrojë qeverinë të rishkruajë ligjin e pensioneve.
Aktualisht, grave, burrat e të cilave vdesin, u paguhet pension për pjesën tjetër të jetës së tyre, ndërsa burrat marrin pagesa vetëm nëse kanë fëmijë nën 18 vjeç, raporton BBC.
Koncepti “mashkull-mbajtës i familjes” nuk mjafton për ta justifikuar këtë, konstatoi GJEDNJ.
Vendimi u përqendrua në rastin e Max Beeler, një zviceran, gruaja e të cilit vdiq në një aksident në fillim të viteve 1990.
Më pas, 41 vjeç, ai la punën e tij për t’u kujdesur për dy fëmijët e tyre të vegjël dhe u mbështet nga një pension të vejash, raportuan mediat lokale.
Por në vitin 2010 pagesat e pensioneve u ndërprenë pasi fëmija i tij i vogël mbushi 18 vjeç.
Beeler, i cili s’kishte qenë në punë për shumë vite duke u mbështetur në pension, paraqiti një apel kundër vendimit.