Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, është përfshirë direkt në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai e ka telefonuar Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të cilit ia ka bërë me dije se arritja e shpejtë e marrëveshjes me Kosovën është e domosdoshme.
Sipas mediumit serb rtv.rs, Blinken ka folur me Vuçiq edhe për raportet e Beogradit me Rusinë si dhe për energjinë.