Gjenerali amerikan akuzon Rusinë për krime lufte në Ukrainë

Evropë

Gjenerali amerikan akuzon Rusinë për krime lufte në Ukrainë

Më: 12 tetor 2022 Në ora: 19:52
Mark Milley

Gjenerali i lartë i Shteteve të Bashkuara ka dënuar sulmet me raketa ruse në Ukrainë që vranë civilë, duke deklaruar se ato plotësojnë përkufizimin e krimeve të luftës sipas rregullave ndërkombëtare të luftës.

“Rusia ka goditur qëllimisht infrastrukturën civile me qëllim të dëmtimit të civilëve”, tha gjenerali i ushtrisë Mark Milley, kryetar i Shtabit të Përbashkët, në selinë e NATO-s në Bruksel.

“Ata kanë shënjestruar të moshuarit, gratë dhe fëmijët e Ukrainës”, tha ai, citon Al Jazeera.

“Sulmet pa dallim dhe të qëllimshme ndaj objektivave civile janë një krim lufte në rregullat ndërkombëtare të luftës”, shtoi gjenerali.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat