“Qëllimi ynë është të ndihmojmë në ndalimin e gjakderdhjes sa më shpejt të jetë e mundur”.
Kështu është shprehur presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan duke folur për luftën në Ukrainë në Konferencën për Ndërveprimin dhe Masat e Besimit në Azi të mbajtur në Astana të Kazakistanit.
Ai deklaratën e bëri pak orë para takimit të paralajmëruar me liderin rus Vladimir Putin .
“Paqja e drejtë mund të arrihet me diplomaci”, shtoi Erdogan.