Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka përshëndetur nismën e Gjermanisë dhe Francës për t’u përfshirë në dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë.
Në një deklaratë të dhënë për mediat serbe, Hill ka thënë se ka ende shumë punë për të u bërë sa i përket dialogut.
“Ka ende shumë punë për t’u bërë, por përshëndes përfshirjen e zyrtarëve të lartë evropianë në proces, të cilët dëshirojnë ta iniciojnë atë dialog”, tha Hill për mediat serbe.
Hill gjithashtu për marrëdhënien e Serbisë me Rusinë, duke thënë se Serbia ka bërë përparime në momentin që ka vendosur të rreshtohet përkrah 145 vendeve të tjera për të dënuar sulmin e Rusisë ndaj fqinjit të saj.
“Ne të gjithë e dimë për këto vështirësi, por mendimi im është se Serbia e kuptoi se duhej të largohej nga Rusia dhe mendoj se po shohim përparim, se Serbia po bën atë që duhet të bëjë. Përparim u pa edhe në Nju York, kur Serbia iu bashkua 145 vendeve të tjera për të dënuar sulmin e Rusisë ndaj fqinjit të saj”, theksoi Hill.