Barcelona proteston kundër aneksimit të rajoneve të Ukrainës nga Rusia

Evropë

Barcelona proteston kundër aneksimit të rajoneve të Ukrainës nga Rusia

Më: 15 tetor 2022 Në ora: 10:29
Pamje nga vendi i ngjarjes

Qindra njerëz kanë dalë në rrugët e Barcelonës për të protestuar kundër aneksimit të deklaruar nga Rusia të katër rajoneve pjesërisht të okupuara të Ukrainës.

Presidenti rus, Vladimir Putin, nënshkroi zyrtarisht ligjet që aneksojnë rajonet e Donetskut, Luhanskut, Zaporizhzhias dhe Khersonit më 5 tetor pas referendumeve të paligjshme.

Referendumet, që janë cilësuar të paligjshme, janë dënuar nga vendet perëndimore, shkruan BBC.

Bashkë me Krimenë, të cilën Rusia e aneksoi në vitin 2014, pretendimi total i presidentit Putin, tani arrin në më shumë se 22% të territorit ukrainas.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat