Pamjet/ Po fliste me gruan, babai i dy fëmijëve bie në kanal me makinë dhe ndërron jetë

Evropë

Pamjet/ Po fliste me gruan, babai i dy fëmijëve bie në kanal me makinë dhe ndërron jetë

Më: 16 tetor 2022 Në ora: 09:48
Babai i dy fëmijëve të mitur po fliste me gruan në momentin automjeti përfundoi në mes të rrjedhës.

Një 50-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht në Greqi, pasi makina e tij përfundoi në një kanal.

Ngjarja ka ndodhur në Kretë, qyteti i cili u pushtua ditën e sotme nga një mot i keq me rreshje të dendura shiu, të cilat kanë sjellë përmbytje.

Sipas raportimeve, babai i dy fëmijëve të mitur po fliste me gruan në momentin automjeti përfundoi në mes të rrjedhës.

Makina u përmbys ndërsa jashtë saj shihet dora e Konstantinos Vergakis, ndërsa aty kalojnë ujërat e vrullshme.

Ndërkohë, ekipet e shpëtimit po kërkojnë një grua, e cila ndodhej në automjetin e 50-vjeçarit, por që arriti të dilte nga aty.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat