Shkrimtari rus Erofejew : “Putini është i gatshëm ta shkatërrojë botën, së bashku me vetën”

Evropë

Shkrimtari rus Erofejew : “Putini është i gatshëm ta shkatërrojë botën, së bashku me vetën”

Më: 17 tetor 2022 Në ora: 16:07
Vladimir Putin

Të dielën në mbrëmje, shkrimtari rus Viktor Erofejew ishte i ftuar në programin televiziv te Anne Will. Para luftës në Ukrainë, Erofeyev e kishte takuar disa herë sundimtarin rus Putin.

Ai shpjegoi se tashmë regjimi i Putinit është në grahmat e vdekjes, por se shefi i Kremlinit do të bënte gjithçka "për të mos u dukur si një humbës".

 Më pas 75-vjeçari vazhdon duke shpjeguar: “Edhe unë besoj se në Perëndim ai konsiderohet gabimisht si një person racional. Por ai është i gatshëm ta shkatërrojë botën - së bashku me veten e tij. Ai dikur thoshte se bota pa Rusinë nuk është interesante për të. Dhe hidhini një sy: në të gjitha fotot që ekzistojnë prej tij, me siguri e keni parë se ai duket gjithmonë i pikëlluar, i pakënaqur dhe i mërzitur.

 Sapo ai në dorë e ka një pistoletë, apo një armë, befas merr jetë. Ai është njeri i luftës dhe ky është me të vërtetë roli i këtij banditi”.

Erofeyev për Rusinë: "Vendi tashmë ndodhet në morg të vdekjes"

“Dhe sigurisht që nuk dua të them që Rusia vdiq si vend. Është një vend i fuqishëm. Por si kushtetutë njerëzore ajo nuk ka të ardhme. Kështu e shoh unë dhe pyetja është, a duhet ta vendosim vendin në terapi intensive, apo në morg. Mendoj se tashmë ndodhet në morg, si një kufomë që dekompozohet”.

Erofeyev shpesh i referohej Putinit si "gopnik", që është një term nënçmues rus, për një bandit ose kriminel në oborrin e shtëpisë. Por shkrimtari është i kënaqur me vendosshmërinë që po dëshmojnë ukrainasit, për t'u mbrojtur kundër agresorit. "Unë besoj se këtu tashmë po shfaqet një komb i ri, shumë i fortë evropian," vazhdoi Erofeyev./ Përkthyer nga Sherif Ramabaja

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat