Aeroplani luftarak rus Su-35 është rrëzuar mbi një ndërtesë kolektive në qytetin Jejsk, ku gjendet porti i rëndësishëm detar në Detin Azov.
Sipas raportimeve të mediave të atjeshme, ka të vdekur dhe të lënduar, por akoma nuk është konfirmuar nuk i saktë i tyre.
Ministria ruse e Mbrojtjes ka konfirmuar se bëhet fjalë për aeroplanin luftarak Su-34, që u rrëzua pak çaste pasi ishte ngritur në ajër nga aeroporti i këtij qyteti.
Pilotët e aeroplanit janë katapultuar dhe kanë rënë në tokë pa ndonjë lëndim. E sipas hetuesve, një prej motorëve të aeroplanit ishte përfshirë nga zjarri pak pasi ishte ngritur në ajër.
E në rrjetet sociale mund të shihen pamjet e ndërtesës së përfshirë nga zjarri qoftë në Twitter dhe Telegram, e janë publikuar edhe pamjet e aeroplanit Su-34 që rrëzohet mbi ndërtesë.
Në pamjet amatore shihet aeroplani duke humbur lartësinë, e disa sekonda para rrëzimit ndodh shpërthimi i aeroplanit në ajër.
Fluturakja Su-34 përfundon mbi ndërtesën nëntëkatëshe që menjëherë përfshihet nga zjarri.