"Politika e presidentit Vuçiq në shumë fusha mund të përmblidhet në atë se “ jo vetëm të jetë Tito, por diçka ndërmjet Saves së shenjtë dhe mbretit Llazar dhe të mbahet në mend...të ndërtoj kultin e personalitetit edhe më shumë se tani. Si ndërton atë kult- ashtu që rreth vetes tubon të marrët, të kqinjët të ulëtit (si ministri Vulin) dhe të ngjashëm e pastaj ai tregohet gjeni”, ka thënë ish-kryeministri i Serbisë Zoran Zhivkoviç, shkruan “Nova.rs”, transmeton “Bota Sot”.
Ndërsa deputeti Srgjan Milivojeviç vlerëson se deklarata e ministrit Vulin se Serbia nuk ka vendin në BE apo e Vuçiq se Serbia nuk harmonizon politikën e vetë me atë të BE-së është shumë e rrezikshme.
Zhivkoviç tha se “duhet të vendosim sanksione Rusisë, jo vetëm për shkka gazit, por sepse ky është agresion ndaj një vendi dhe duhet të dënohet“.
Milivojeviç thotë se për shkak se nuk po vendosim sanksione Rusisë, përkatësisht nuk harmonizojmë politikën me atë të BE-së, BE mund të përdor mekanizmat që janë shumë “Kërcënues – munden edhe të ndërprenë bisedimet, suspendimin e fondeve, humbjen e statusit të privilegjuar të produkteve dhe ajo që nuk ka lidhje me Rusinë, por me politikën tonë – Serbia kërcënohet me heqje të vizave” për shkak të refugjatëve.
Sipas tij, BE nga Serbia nuk kërkon asgjë tjetër përpos atë që ka kërkuar nga vendet tjera nga Evropa lindore që u bënë anëtare.
“Nuk kërkojnë të heqim dorë na Kosova, sepse shumica e BE-së e ka pranuar dhe për ata kjo çështje është e mbyllur. Por ata kërkojnë të heqim dorë nga Rusia, por nëse doni të hyni në BE duhet të harmonizoni politikën me BE dhe të respektoni rregullat e saj” tha ai, duke shtuar se „retorika e Vuçiq është politikanëve të poshtër”.
Zhivkoviç thotë se Kosova me marrëveshjen e Kumanovës përfundoi të jetë pjesë e Serbisë në vitin 1999, “kjo Kosovë as nuk guxoi të mendonte në pavarësi derisa në Serbi kishte pushtet normal 0 në kohën e Gjingjiq”.
Ai shtoi se “Vuçiq e pranoi Kosovën me faktin se tre ministrat e tij marrin paga jo nga Serbia, por nga Kosova, le të mos bëjmë hajgare, ky është një mashtrim”.
“Në pushtet tash janë ata nga ’99, ’98, ’97, normalisht nuk udhëheqin të njëjtën politikë, kjo që kanë gënjyer pak a shumë se edhe qytetarët e Serbisë duan Evropën dhe duan të hyjnë në BE- nuk është e vërtetë. Ofertën e parë për të hyrë në BE, Jugosllavia e mori në vitin ’89, kjo ju ofrua Tuxhmanit dhe Millosheviqit, dhe atë jo se Evropa na donte, se në politikë nuk ka dashuri, apo urrejtje, por sepse iu dashke që një vend socialist brenda natës të hyjë në BE, sepse donin ndryshime të nxiten edhe në Evropën lindore. Të dytë refuzuan sepse kishin ambicie të bëhen Tito, edhe pse e dinin se Tito u bë Tito përmes luftës dhe hynë në luftë që të bëhen të mëdhenj. Pasardhësit e tyre sot janë në pushtet edhe në Kroaci edhe në Serbi”, tha Zhivkoviç.