Ministri i Jashtëm i Estonisë thotë se sanksionet kundër Rusisë ende nuk kanë shkuar aq larg sa duhet.
Deri më tani, vendet e Bashkimit Evropian kanë miratuar disa sanksione kundër Moskës për pushtimin e saj në Ukrainë, përcjell Bota sot.
Megjithatë, ministri i jashtëm estonez Urmas Reinsalu tha se qëllimi i sanksioneve është të rritet presioni për t'i dhënë fund luftës dhe i vetmi person që mund t'i japë fund luftës është presidenti Vladimir Putin.
Ai argumentoi se "meqë nuk kemi arritur në atë pikë vendimi, kjo do të thotë se sanksionet nuk kanë arritur lartësinë e nevojshme".
Ai nuk specifikoi se çfarë sanksionesh të mëtejshme duhet të vendosen.