Në mes të tensioneve të forta Rusi-Ukrainë, gazeta italiane publikon audion e Berlsuconit për Putinin

Evropë

Në mes të tensioneve të forta Rusi-Ukrainë, gazeta italiane publikon audion e Berlsuconit për Putinin

Më: 19 tetor 2022 Në ora: 06:34
Silvio Berlusconi dhe Vladimir Putin

Gazeta italiane Corriere della Sera ka publikuar një audio, në të cilën ish-kryeministri Italian Silvio Berlusconi dëshmon miqësinë e tij të ngushtë me presidentin rus, Vladimir Putin.

Në audion e regjistruar nga agjencia e lajmeve Lapress, Berlusconi bisedon me deputetët e partisë Forza Italia.

Ai ndalet te raporti me Putinin.

Teksa pohon se lufta Ukrainë-Rusi është e vërtetë dhe se Italia po i jep para dhe armë Ukrainës, Berlusconi pranon se ka sërish marrëdhënie të mira me Putinin dhe se ky i fundit i dërgoi 20 shishe me vodka dhe një letër me urim për ditëlindje.

“Unë iu përgjigja me shishe verë Lambrusco dhe një letër urimi“, thotë Berlusconi.

Silvio Berlusconi festoi ditëlindjen e tij të 86-të më 29 shtator. Sakaq partia e Berlusconit ka reaguar duke thënë se deklarata për miqësi me Putinin janë bërë vite me parë dhe se nuk janë aktuale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat