Parlamenti Evropian u dha ukrainasve Çmimin vjetor për Lirinë e Mendimit për nder të luftës së tyre kundër pushtimit rus.
Çmimi ka vlerë prej 50 mijë eurosh të cilat BE-ja tha se do t’u shpërndahen përfaqësuesve të shoqërisë civile ukrainase, shkruan Aljazeera.
Çmimi Sakharov për Lirinë e Mendimit, i quajtur sipas disidentit të ndjerë sovjetik Andrei Sakharov, u jepet çdo vit që nga viti 1988 individëve dhe organizatave që mbrojnë të drejtat e njeriut dhe liritë themelore.