Zelensky thirrje poetëve: Shkruani për terroret që Rusia i ka shkaktuar Ukrainës

Evropë

Zelensky thirrje poetëve: Shkruani për terroret që Rusia i ka shkaktuar Ukrainës

Më: 20 tetor 2022 Në ora: 18:01
Volodymyr Zelensky

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenksy, u ka kërkuar poetëve të shkruajnë për terroret që i janë shkaktuar vendit të tij nga forcat ruse.

Zelensky këtë thirrje e bëri nëpërmjet një video-mesazhi në panairin e librit në Frankfurt të Gjermanisë, shkruan Skynews.

“Në vend që të importojë kulturë, Rusia importon vdekjen. Kështu që unë ju kërkoj, ju lutemi bëni gjithçka për t’i bërë njerëzit të dinë për terrorin që solli Rusia në Ukrainë”.

“Njohuria është përgjigjja. Librat, skenarët dokumentarë, artikujt, raportet – këto janë përgjigjet.”

Zonja e parë e Ukrainës, Olena Zelenska, do të flasë personalisht në një ngjarje në këtë panair të shtunën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat