​Von Cramon: Putin dhe Lukashenko më shumë se njësoj, duhet të përgjigjen në të njëjtën gjykatë

Evropë

​Von Cramon: Putin dhe Lukashenko më shumë se njësoj, duhet të përgjigjen në të njëjtën gjykatë

Më: 20 tetor 2022 Në ora: 22:38
Viola von Cramon

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, ka ngrehur një paralale mes presidentit të Rusisë, Vladimir Putin dhe presidentit të Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, duke thënë se këta të dy janë më shumë se njësoj.

Von Cramon përmes një cicërime në Twitter ka thënë se Putin dhe Lukashenko duhet të kenë të njëjtin fat, duke u përgjigjur në të njëjtën gjykatë.

“Duke terrorizuar vendin e tij, duke gënjyer për përfshirjen e tij në luftë dhe duke pretenduar se dëshiron vetëm më të mirën për popullin e tij:

#Lukashenko dhe #Putin janë më shumë se njësoj.

Ata duhet të kenë të njëjtin fat dhe të përgjigjen në të njëjtën gjykatë.

Ne kemi nevojë për një Tribunal Ad Hoc për të ngritur menjëherë akuzat!”, ka shkruar ajo. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat