Kuleba, tha se Ukraina po "sulmohet masivisht" nga forcat ruse

Evropë

Kuleba, tha se Ukraina po "sulmohet masivisht" nga forcat ruse

Nga: A.SH Më: 22 tetor 2022 Në ora: 13:19
Oleksiy Kuleba

Guvernatori i rajonit të Kievit, Oleksiy Kuleba, tha se Ukraina po "sulmohet masivisht" nga forcat ruse sot, prëcjell Bota sot.

Duke postuar në Telegram, Kubela tha se zona e Kievit ishte në alarmin e tretë ajror të ditës për shkak të granatimeve ruse.

Ai tha: "Që në mëngjes, armiku ka sulmuar masivisht Ukrainën.

Rajoni i Kievit vazhdon të mbrojë kryeqytetin. Forcat e mbrojtjes ajrore rrëzuan disa objekte të armikut.

Rreziku nuk ka kaluar. Alarmi ajror vazhdon. U kërkoj të gjithëve të qëndrojnë në strehimore dhe të ruajnë qetësinë!"

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat