Ministri rumun i Mbrojtjes, Vasile Dinku, sot ka dhënë dorëheqje, duke përmendur si arsyetim problemet në bashkëpunim me presidentin e vendit Klaus Johanis, komandantin suprem të forcave të armatosura të Rumanisë.
Dinku, kryetar i partisë Socialdemokrate që njëherit është në pushtet, ka dhënë dorëheqje një ditë pas deklaratës kontroverse, se bisedimet me Rusinë janë shansi i vetëm i Ukrainës për arritjen e paqes, qëndrim ky që dallon nga qëndrimi zyrtar i Rumanisë.
Ministri i Mbrojtjes, i cili këtë funksion e ushtroi për më pak se një vit, njoftoi në Facebook, se ia ka dorëzuar dorëheqjen Johanisit dhe kryeministrit Nikolaeu Chuki.
Dinku tha se dorëheqja e tij është e parevokueshme, me qëllim që procesi i vendimmarrjes në programet ushtarake të mos rëndohet, dhe “të mos bllokohen një sërë projektesh tejet të nevojshme për funksionimin” e ministrisë së Mbrojtjes dhe ushtrisë.
Kujtojmë që Rumani, është anëtare e BE-së dhe NATO-s që kufizohet me Ukrainën.
Në Rumani gjendet grupe të ushtarëve ndërkombëtarë, dhe sisteme të mbrojtjes kundërajrore të Aleancës Veri-Atlantike.