Vizita në Kiev, presidenti gjerman detyrohet të bisedojë me zyrtarët ukrainas në një strehë për sulm ajror

Evropë

Vizita në Kiev, presidenti gjerman detyrohet të bisedojë me zyrtarët ukrainas në një strehë për sulm ajror

Më: 25 tetor 2022 Në ora: 15:40
Frank-Walter Steinmeie

Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier mbërriti befas në Kiev ditën e sotme, ku pati bisedime me me zyrtarët ukrainas në një strehë për sulm ajror në një qytezë në veri-lindje të kryeqytetit.

Nenjëherë pas mbërritjes së tij në qytetin e Koryukivka, ndodhi një alarm ajror që bëri që Steinmeier, kryetari Ratan Akhmedov dhe një grup qytetarët të gjejnë strehë në bunker.

“Kemi kaluar një orë e gjysmë në strehën e bombave. Kjo na dha një ndjenjë veçanërisht të gjallë të kushteve në të cilat njerëzit jetonin këtu”, tha Steinmeier.

Sipas forcave ajrore të Ukrainës, alarmi u ngrit për shkak se ushtria ruse kishte lëshuar 10 dronë të prodhimit iranian nga Bjellorusia fqinje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat