Putin thotë se Rusia duhet të përshpejtojë vendimmarrjen për Ukrainën

Evropë

Putin thotë se Rusia duhet të përshpejtojë vendimmarrjen për Ukrainën

Nga: A.SH Më: 25 tetor 2022 Në ora: 18:15
Vladimir Putin

Vladimir Putin ka folur në takimin e parë të një këshilli të ri koordinues për të menaxhuar punën e qeverisë në frontin e brendshëm, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se vendi duhet të "përshpejtojë vendimmarrjen" në lidhje me fushatën ushtarake në Ukrainë.

"Unë kam diskutuar shumë herë me shumë prej jush çështjet që lidhen me nevojën për të përditësuar të gjithë punën për të përmirësuar procedurat administrative," tha zoti Putin në një fjalim televiziv.

"Reforma administrative është e pamundur pa një koordinim më të gjerë midis të gjitha departamenteve: bllokut ekonomik, bllokut të sigurisë, rajoneve."

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat