Ambasadorët rusë dhe bjellorusë janë përjashtuar nga ceremonia e çmimit Nobel të këtij viti në Stokholm për shkak të luftës në Ukrainë, përcjell Bota sot.
Fondacioni privat Nobel, i cili administron çmimet prestigjioze, normalisht fton ambasadorët e vendosur në Suedi në ceremoninë vjetore më 10 dhjetor.
“Por për shkak të pushtimit rus të Ukrainës, Fondacioni Nobel ka zgjedhur të mos ftojë ambasadorët e Rusisë dhe Bjellorusisë në ceremoninë e çmimit Nobel në Stokholm”, thuhet në një deklaratë.
Fondacioni tha gjithashtu se do të vazhdojë praktikën e tij për të ftuar liderët e të gjitha partive në parlamentin suedez, me përjashtim të demokratëve suedezë kundër imigracionit.