Putin mbikëqyri stërvitjen bërthamore, ministri ukrainas: S’do t’i përdorë ato

Evropë

Putin mbikëqyri stërvitjen bërthamore, ministri ukrainas: S’do t’i përdorë ato

Më: 26 tetor 2022 Në ora: 16:42
Vladimir Putin

Ministri i Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksiy Reznikov, ka thënë se nuk beson që presidenti rus, Vladimir Putin, do të përdorë armë bërthamore.

Ai këto komente i bëri pasi Putin sot mbikëqyri një stërvitje bërthamore nga forcat ruse.

“Mendimi im personal është se Putini nuk do të përdorë armë bërthamore,” tha Reznikov në një konferencë shtypi kur u pyet për këtë çështje, shkruan Skynews.

Stërvitja e forcave ruse ishte planifikuar prej kohës dhe në lidhje me këtë ishin formuar edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat