Presidenti rus, Vladimir Putin tani po mban fjalimin e tij vjetor në institutin “Valdai Discussion Club”, me bazë në Moskë.
Ai pritet që përmes këtij fjalimi të tregojë synimet e tij në lidhje me luftën e Ukrainës.
Ai filloi fjalimin duke thënë se nuk ka unitet në perëndim dhe se sipas tij ka pasur disa hapa drejt përshkallëzimit në muajt e fundit, shkruan Sky Neës.
“Ata po nxisin luftën në Ukrainë, duke përshkallëzuar provokimet rreth Tajvanit, duke destabilizuar tregjet botërore të ushqimit dhe energjisë. Për sa i përket të fundit, nuk ishte e qëllimshme, nuk dyshojmë që ishte për shkak të gabimeve sistematike”, është shprehur ai.
Më vonë pritet që Putimi t’u përgjigjet pyetjeve të cilat do t’i drejtohen atij.