LIVE: Sulm “masiv” me dronë në Flotën e Detit të Zi/ Zelenskyy del me një deklaratë – BE merr këtë vendim për Rusinë!

Evropë

LIVE: Sulm “masiv” me dronë në Flotën e Detit të Zi/ Zelenskyy del me një deklaratë – BE merr këtë vendim për Rusinë!

Më: 29 tetor 2022 Në ora: 08:26 Përditësuar në ora: 10:25 më 29.10.2022
Ukrainë

Zelensky: Ushtarët rusë po plaçkitin spitalet

Ushtarët rusë po vjedhin masivisht pajisje mjekësore në Khersonin e pushtuar, në një tentativë për të bërë zonën të pabanueshme, denoncoi dje presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Trupat ukrainase janë grumbulluar në periferi të Khersonit, në pjesën jugore të vendit, duke bërë që zyrtarët e emëruar nga Moska të dëbojnë shumë banorë.

Kherson është një nga katër rajonet ukrainase të aneksuara së fundmi nga Rusia.

“Okupatorët vendosën të mbyllin objektet mjekësore në qytete dhe të vjedhin pajisjet mjekësore, ambulancat, gjithçka. Ata janë duke ushtruar presion mbi mjekët”, pohoi Zelensky.

“Rusia po përpiqet ta bëjë rajonin Kherson një “zonë të vdekur”, tha presidenti ukrainas në një video-mesazh.

Kievi ka akuzuar në mënyrë të përsëritur pushtuesit rusë për plaçkitje të gjerë pasi ata u larguan nga territoret e pushtuara ukrainase.

Kryediplomati ukrainas, Iranit: Ndaloni së shituri armë Rusisë

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, ka thënë se ka kërkuar nga Irani që të ndalojë së shituri armë Rusisë.

Ai këtë ia ka thënë përmes telefonit homologut të tij nga Tehrani, Hossein Amirabdollahian, raporton Aljazeera.

Ukraina dhe Perëndimi e kanë akuzuar Iranin që është duke i siguruar Moskës dronë “kamikaz” të cilët janë përdorur së fundmi për shkatërrim të infrastrukturës ukrainase.

“Sot pranova një thirrje nga Abdollahian. I kërkova Iranit që menjëherë ta ndalojë fluturimin e armëve drejt Rusisë të cilat për përdoren për të vrarë civilë dhe për të shkatërruar infrastrukturën tonë”, ka shkruar Kuleba.

Lituania zhvillon manovra të mëdha ushtarake me aleatët e NATO-s

Lituania po organizon manovrat e saj më të mëdha ushtarake së bashku me aleatët e NATO-s. Në stërvitjet dyjavore “Ujku i Hekurt”, që do të mbarojnë të dielën, po marrin pjesë më shumë se 3,500 trupa të ushtrisë lituaneze dhe tetë vendeve të tjera të NATO-s.

Në manovrat ushtarake u angazhuan edhe automjetet luftarake të këmbësorisë belge “Piranha” dhe ato lituaneze “Vilkas” së bashku me tanket gjermane “Leopard 2”.

Që kur Rusia pushtoi Ukrainën në shkurt, shtetet baltike të Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë kanë bërë thirrje që në rajonin e tyre të ketë dislokim më të madh të forcave të NATO-s të gatshme për luftim në Evropë, për herë të parë që nga fundi i Luftës së Ftohtë.

Por vendet e NATO-s nuk ishin të gatshme të angazhoheshin për ndërtimin e bazave të përhershme në Baltik, pasi kjo do të kushtonte miliarda dollarë dhe do të ishte e vështirë për t'u mbajtur. Vendet mund të mos kenë trupa dhe armatime të mjaftueshme dhe një prani e përhershme do të ishte shumë provokuese për Moskën.

Në vend të kësaj, NATO vendosi në gjendje gatishmërie mijëra trupa të reagimit të shpejt në vendet më në perëndim si Gjermania.

"Ne kemi mundësinë të shohim se si trupat tona të NATO-s janë të bashkuara për të njëjtën detyrë, për t'u përgatitur për të mbrojtur zonën e NATO-s, ose për të mbrojtur vendet e NATO-s si Lituania. Dhe ne lituanëzët ndihemi vërtet të mbrojtur sepse aleatët tanë janë dislokuar në territorin tonë", tha shefi i mbrojtjes së Lituanisë, gjenerali Valdemaras Rupsys.

“Stërvitja “Ujku i Hekurt” tregon se ne jemi gati për betejat luftarake, dhe po demonstrojmë aftësitë frenuese. Nëse kjo dështon, ne jemi të gatshëm për të luftuar për lituanezët dhe së bashku me partnerët tanë të NATO-s për të mbrojtur territorin lindor të NATO-s”, tha komandanti i trupave gjermane në Lituani, Lejtnant Koloneli Marco Maulbecker.

Gjermania vendosi trupat e saj të para në Lituani, në kufirin me Rusinë, në vitin 2017 pasi Rusia aneksoi gadishullin ukrainas të Krimesë në 2014. Ajo ra dakord të rrisë ndjeshëm misionin e saj në qershor në përgjigje sulmit rus ndaj Ukrainës më 24 shkurt.

Inteligjenca britanike: Lëvizja e rusëve tregon arratisjen e shpejtë nga Khersoni

Ministria britanike e Mbrojtjes, ka publikuar raportin më të fundit sa i përket luftës në Ukrainë.

Në të inteligjenca britanike rikujtojnë se gjatë 27 tetorit, guvernatori i rajonit të okupuar ukrainas Kherson, Vladimir Saldo, i emëruar nga ana e Rusisë, ka thënë se mbi 70 mijë persona tani janë larguar nga Khersoni.

Më 26 tetor 2022, Saldo pretendoi gjithashtu se Rusia kishte hequr eshtrat e një burrështetasi të famshëm rus të shekullit të 18-të, Princit Grigory Potemkin, nga varri i tij në një katedrale në Kherson në lindje të Dnipro.

Në identitetin kombëtar rus, Potemkin është i lidhur fort me pushtimin rus të tokave të Ukrainës në shekullin e 18-të, dhe nënvizon peshën që Putin pothuajse me siguri i vendos justifikimin historik të perceptuar për pushtimin.

Ky largim simbolik i Potemkinit dhe eksodi i banorëve ndoshta i paraprin tërheqjes së përshpejtuar të forcave ruse nga zona, thuhet ndër tjera në raportin e inteligjencës britanike.

E pazakontë/ E strehoi pas nisjes së luftës, refugjatja ukrainase denoncon në polici pronaren e shtëpisë

Pas nisjes së konfliktit me Rusinë, shumë ukrainas u detyruan të largohen nga vendi i tyre dhe të strehohen si refugjatë në shtete të tjera.

Shumë familje hapën derën për ta duke i pranuar dhe, i tillë ishte dhe rasti i britanikes 42-vjeçare Hannah Debenham. Nëna e dy fëmijëve nga Uckfield, East Sussex, e gjeti refugjaten, emri i të cilës nuk mund të përmendet për arsye ligjore, përmes një faqeje interneti e quajtur “au pair”.

Refugjatja 36-vjeçarja, një mësuese angleze, ra dakord me Hannah që ajo do të kujdesej për vajzën 10-vjeçare të gruas për dy deri në tre ditë në javë, në këmbim të strehimit dhe një pagë javore prej 200 paund.

Marrëveshja e tyre funksionoi fillimisht, por shpejt u përkeqësua kur Hannah i kërkoi asaj të lante enët.

Në këtë moment, gruaja ukrainase e raportoi 42-vjeçaren se po e detyronte të kryente punë dhe se po e shfrytëzonte si skllave. Ajo tha se “ishte e detyruar të punonte shumicën e ditëve, duke u kujdesur për fëmijët dhe pritej të pastronte dhe rregullonte shtëpinë", pretendonte një raport.

42-vjeçarja tashmë është nën hetim, ndërsa akuzohet për skllavëri moderne.

Perëndimi në gatishmëri, “bisha” amerikane në aksion pranë kufirit me Rusinë

Prej disa ditësh tashmë, NATO ka nisur stërvitjet e rregullta për mbrojtje bërthamore në Evropën Perëndimore.

Lexo edhe: LIVE: Rreziku për armët bërthamore/ Vjen goditja e fortë për Rusinë, SHBA gati të kryejë transferimin e bujshëm

Edhe pse stërvitjet kanë nisur në një kohë kur tensionet mes Rusisë dhe Perëndimit janë të përshkallëzuara, nuk kemi të bëjmë me një “tregim të dhëmbëve” nga ana e Aleancës, por për stërvitje vjetore që kanë qenë në kalendar.

Ndërkohë, në mediat sociale është publikuar një video në të cilën shfaqet një avion luftarak amerikan F-22 Raptor, një Eurofighter italian, disa F-16 polak dhe MiG-29  në një show të vërtetë bashkimi dhe shfaqjeje forcash në qiejt e Polonisë.

Stërvitjet ushtarake, që do të zgjasin deri më 30 tetor, po zhvillohen në 14 shtete dhe përfshijnë mbi 60 lloje të pajisjeve, përfshirë aeroplanët luftarakë të kategorisë së katërt dhe pestë, si dhe pajisjet për vëzhgim.

Bota në ethet luftës bërthamore/ Heshtja e frikshme e Putin tremb edhe gazetarin rus

Presidenti rus Vladimir Putin, i ftuar mbrëmë në një emision rus, u pyet “nëse bota është në prag të asgjësimit bërthamor”. Putin zgjodhi të përgjigjet me një pauzë të gjatë.

Heshtja e tij trembi gazetarin rus, Fyodor Lukyanov i cili e cilësoi alarmante.

“E bëra me qëllim që të ruhesh. E dha efektin”, tha Putin duke qeshur.

Putin gjatë intervistës dhe për politikën e tij të jashtme, teksa theksoi se rendi botëror perëndimor po shembet dhe se ka ardhur koha që Moska të ketë një zë më të fortë.

Vladimir Putin është i gatshëm të shkaktojë një luftë tjetër botërore, paralajmëroi sot mbesa e Nikita Kruchchev pasi lideri rus bëri zgjodhi të bëjë shaka, teksa foli për fundin e botës për shkak të luftës bërthamore.

Nina Khrushcheva, që është një pedagoge e marrëdhënieve ndërkombëtare në shkollën e re të New Jorkut, tha se retorika e diktaktorit për “rendin e ri botëror” tregon se po përgatitet për konfrontim global.

Krushcheva, që është aktualisht në Rusi, paralajmëroi se publiku po përgatitet për një katastrofë dhe po marrin pilula rrezatimi radioaktiv sepse askush nuk e di çfarë mund të bëjë Putin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat