Treni më i gjatë në botë ‘gjarpëron’ në alpet zvicerane

Evropë

Treni më i gjatë në botë ‘gjarpëron’ në alpet zvicerane

Më: 29 tetor 2022 Në ora: 21:22
Ilustrim

Një kompani hekurudhore në Zvicër deklaron se ka kryer udhëtimin me trenin më të gjatë të pasagjerëve në botë që kaloi përmes peizazhit të mrekullueshëm të Alpeve.

Kompania Rhaetian bën me dije se arriti të verë në lëvizje një tren 2 km të gjatë, i përbërë nga 100 vagonë, në aksin hekurudhor Prega-Berguen.

Kjo rrugë prej vitit 2008 është në listën e Trashëgimive Botërore të Unesco dhe përbëhet nga 22 tunele të gjatë dhe 48 ura.

Zyrtari i kompanisë hekurudhore, Renato Fasciati deklaroi se synimi i këtij rekordi ishte thjesht për të festuar në mënyrë sa më dinjitoze 175 vjetorin e hekurudhës zvicerane.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat