Marrëveshja e grurit, Borrell: BE i kërkon Rusisë të ndryshojë vendimin e saj

Evropë

Marrëveshja e grurit, Borrell: BE i kërkon Rusisë të ndryshojë vendimin e saj

Më: 30 tetor 2022 Në ora: 10:28
Josep Borrell

Për vendimin e Rusisë ka reaguar edhe BE.

BE i ka kërkuar Rusisë të ndryshojë vendimin e saj për pezullimin e marrëveshjes së grurit, tha Përfaqësuesi i Lartë i BE-së Josep Borrell në një mesazh në Twitter .

“Vendimi i Rusisë për të pezulluar marrëveshjen e Detit të Zi vë në rrezik rrugën kryesore të eksportit për drithërat dhe plehrave të nevojshme për të adresuar krizën globale të ushqimit të shkaktuar nga lufta kundër Ukrainës”, shtoi Borrell.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat