Një gjykatë turke ka urdhëruar arrestimin e tetë personave në lidhje me një shpërthim në një minierë pranë qytetit Amasra në veri të vendit që mori 41 jetë në tetor.
Mes të arrestuarve është edhe menaxheri i minierës dhe zëvendësi i tij, si dhe punonjës të tjerë.
Të dyshuarit akuzohen për neglizhencë të qëllimshme të sigurisë në minierën e kompanisë shtetërore TTK, duke shkaktuar vdekjen dhe lëndimin e disa personave.
Kritikët e qeverisë vunë në dyshim protokollet e sigurisë pas shpërthimit dhe opozita kryesore Partia Popullore Republikane (RP) pretendon se një auditim shtetëror në vitin 2019 tregoi se miniera Amasra përbënte një rrezik të konsiderueshëm.
Dhoma e Bashkuar e Inxhinierëve dhe Arkitektëve të Turqisë tha se inspektimet në minierë ishin të pamjaftueshme për shkak të një reduktimi të numrit të punonjësve të kualifikuar për atë lloj pune.