​Polonia ngre tela gjemborë edhe në një kufi tjetër

Evropë

​Polonia ngre tela gjemborë edhe në një kufi tjetër

Më: 2 nëntor 2022 Në ora: 13:42
​Polonia ngre tela gjemborë edhe në një kufi tjetër

Ministri i Mbrojtjes i Polonisë tha të mërkurën se ndërtimi i një gardhi përgjatë kufirit me enklavën ruse të Kaliningradit po fillon për të parandaluar kalimet e paligjshme të emigrantëve që Varshava beson se Rusia dëshiron t'i lehtësojë.

Polonia tashmë ka një gardh fizik me sensorë lëvizjeje dhe kamera në kufirin e saj me Bjellorusinë, një aleat rus, sepse beson se regjimi bjellorus po i lejon emigrantët që duan të hyjnë në Bashkimin Evropian, gjë që Minsk e mohon.

“Pas futjes së fluturimeve nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut për në Kaliningrad, vendosa të veproj në drejtim të forcimit të sigurisë në kufirin me enklavën e Kaliningradit. Ne po fillojmë të ndërtojmë një gardh të përkohshëm”, u tha gazetarëve Mariusz Blaszczak.

Gardhi do të përbëhet nga tre rreshta tela gjemborë 2.5 metra të lartë, me gjerësi mesatare 3 metra dhe pajisje elektronike. Punimet nisin “që sot” në atë kufi tokësor 210 km të gjatë.

Për të parandaluar krizën e emigrantëve, të cilën Polonia e konsideron si një "luftë hibride" ruse dhe bjelloruse të zhvilluar kundër saj, në shtator 2021, Varshava krijoi një brez rreth 3 km të gjerë dhe më shumë se 400 km të gjatë në kufirin me Bjellorusinë.

Qasja në atë zonë është e ndaluar për të gjithë personat pa leje qëndrimi, duke përfshirë anëtarët e organizatave joqeveritare që ndihmojnë migrantët dhe gazetarët.

Pavarësisht se Polonia kthen më shpesh emigrantët që përpiqen të hyjnë në vend, policia kufitare dhe organizatat joqeveritare që veprojnë në terren raportojnë çdo ditë rreth njëqind tentativa për të kaluar ilegalisht kufirin polako-bjellorusi, kryesisht nga migrantë nga Lindja e Mesme. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat