Moti i keq, me shi të dendur e erë të fortë ka pushtuar Anglinë, duke shkaktuar kaos në transportin publik.
Zona më e prekur është juglindja e Anglisë, aty ku janë bllokuar rrugët në drejtim të Londrës, ndërsa shumica e linjave të metrosë janë përballur me vonesa ose janë pezulluar.
Shumë makina janë braktisur në rrugë pasi kanë mbetur të zhytura në ujë.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/November/03/auto_64143953-0-image-a-5_16674601535371667469239.jpg)
Ndërkohë, meteorologët kanë paralajmëruar për vijim të kësaj situate, duke rrezikuar që përmbytjet të godasin edhe Skocinë.